Kontakte të pedagoges së infektuar më parë, shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër
11 Korrik 2020, 08:13Nga DOSJA
GJIROKASTËR-Shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Të 5 rastet e reja janë kontakte të pedagoges së konfirmuar më parë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për bashkëshortin me dy fëmijët e saj, si edhe një kolege.
Një ditë më parë pedagogia e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Eqerem Çabej” nw Gjirokastwr u konfirmuar me COVID-19. Për pasojë është mbyllur dega e Ekonomikut në këtë Universitet. Nuk dihet nëse u janë marrë tamponët studentëve.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në përditësimin e fundit, se kanë humbur jetën edhe dy viktimave të tjera, ndërsa janë konfirmuar edhe 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës-Kashar është përplasur me një makinë. Policia bën me dije se t...
DURRËS– Policia e Durrësit ka finalzuar me sukses operacionin e koduar “Periferia” Mësohet se janë arrestuar D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të treg...
GRAMSH- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes disa personave në një lokal të qytetit të Gramshit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij se gjatë sherrit, tre t...
TIRANË- Ndahet nga jeta kirurgu i njohur, Abdyl Myzyri. Lajmin e ka dhënë mjeku Petrti Vargu, i cili tregon se asnjë ambulancë nuk mbërriti në kohë për t’i...
SARANDË- Gjendet e vdekur një grua brenda dhomës së hotelit në Sarandë. Mësohet se viktima është 69-vjeçarja me iniciale L.P, e cila mëngjesin e sot...
Tepelenë-Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Mësohet se një makinë makinë tip “BMW” është përplasur me një zetor dhe si p...