Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Treni përplaset me makinën në Domje, e sposton në kanal, fatmirësisht nuk ka të lënduar

11 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë/ Treni përplaset me makinën në

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës-Kashar është përplasur me një makinë. Policia bën me dije se treni gjatë përplasjes ka spostuar mjetin në kanal. Nuk raportohet për persona të plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane treni përplaset makinën aksident ne tirane treni përplaset makinën

Sondazh

Poll