Bilanc i frikshëm nga COVID-19, 4 viktima në 24 orët e fundit, 93 raste të reja, tek Infektivi të shtruar edhe shumë të r
11 Korrik 2020, 08:47Nga DOSJA
TIRANË– 4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim. Viktimat janë një 68-vjeçar nga Durrësi, një pacient 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka shkuar kështu në 89. MSH bëri me dije se situata është e rëndë edhe në Spitalin Infektiv, ku një pjesë e konsiderueshme e personave që po marrin ndihmë mjekësore janë edhe mosha të reja. Në spital aktualisht janë të shtruar 72, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e Covid19. Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19
COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020) Testime totale 31933 Raste pozitive 3371 Raste të shëruara 1881 Raste Aktive 1401 Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)
TIRANË- Dy të dënuar për vrasje dhe mashtrim janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se është ekstraduar nga Italia 39-vjeçari i Drita...
VLORË– Një operacion i madh policor po zhvillohet në fshatrat e Vlorës me qëllim kapjen e kultivuesve të kanabisit.Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se Poli...
TIRANË-Mjeku Renato Osmënaj ka bërë një rezyme të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për gazetën Mapo ai ka deklaruar se në javën e fu...
GJIROKASTËR-Shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Të 5 rastet e reja janë kontakte të pedagoges së konfirmuar më parë. Dosja.al mëson se bëh...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës-Kashar është përplasur me një makinë. Policia bën me dije se t...
DURRËS– Policia e Durrësit ka finalzuar me sukses operacionin e koduar “Periferia” Mësohet se janë arrestuar D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të treg...
GRAMSH- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes disa personave në një lokal të qytetit të Gramshit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij se gjatë sherrit, tre t...