Sport

Kalari: Sormani ka bërë punën e tij, nuk flas unë për vendimet e klubit

10 Korrik 2020, 21:24 Nga DOSJA
Kalari: Sormani ka bërë punën e tij, nuk flas unë për

Renaldo Kalari sot ishte trajneri i Partizanit në derbi. Ish-mbrojtësi i majtë pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Djemtë bënë një ndeshje të mrekullueshme, dhanë gjithçka në fushë. Ishin të bindur se do e arrinin. Të barazosh në shtesë tw vjen keq. Me vjen keq për djemtë, sepse dhanë gjithçka. Duhet te jemi krenar për atë që dhanë”.

“Vështirësitë ishin, nuk është e pakët situata që kemi kaluar. E mblodhëm veten dhe luajtëm për të gjithë dhe për ata që ishin prekur. Dhamë gjithçka, luajtëm edhe për ata. Kisha besim, sepse futbolli është lojë burrërore. Sidomos sot. Me grupin e plotë jam i bindur se do fitonim”.

“Futbolli ky është, ka raste të humbura, shënohen gola të tillë me topa të gjatë. Jam krenar me atë dhamë në fushë. Po te shënonte Bardhi, do flisnim ndryshe. Lojtarit i doli topi te goli.

“Sormani? Edhe ai ka bërë punën e vet për atë që dhanë çunat. Ai e ka stërvitur ekipin. Mua më takonte të bëja më të mirën. E mora vesh, jo shumë para që të vija në stadium. Për gjëra të tjera nuk mund të flas, nuk më takon mua. Vendimet i merr klubi, drejtuesit. Jam pjesë e klubit prej më shumë se pesë vitesh. Kam dhënë maksimumin si lojtar. Kam qenë në staf edhe me Lerdën,. Do bëj më të mirën për Partizanin. Kaq më takon të them”, tha Kalari, ndërkohë që duket sikur Sormani do të largohet nga Partizani.

“Frikë? E patë që nuk ka futbollistë të frikësuar. Erdhën këtu dhe bëmë maksimumin, në zbatim të protokollit. Nuk jemi ankuar, nuk kemi kërkuar të mos luhet derbi. Jeta do vazhdoje dhe me këtë virus do jemi për shumë kohë. Për fat të keq na ndodhi ajo që na ndodhi. Gjendja psikologjike nuk ishte maksimale”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...