Sport

FOTO/Fizhekzjarre me parashutë,ja si tifozët e Tiranës gjejnë mënyrën për të mbështetur lojtarët në derbi

10 Korrik 2020, 20:01 Nga DOSJA
FOTO/Fizhekzjarre me parashutë,ja si tifozët e Tiranës

TIRANË-Derbi i kryeqytetit është duke u luajtur në “Air Albania“, ku edhe pse pa praninë e tifozëve, skuadrat po bëjnë një lojtë të luftuar siç i ka hije një ndeshje derbi. Policia ishte e qartë dhe e vendosur për të mos lejuar tifozët  të grumbulloheshin pranë stadiumit, apo qoftë edhe nëpër lokale. Por megjithatë “Tirona Fanatics“ duket se e ka gjetur një mënyrë për të mbështetur ekipin e zemrës në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Gazetari i “Supersport“ tregon se tifozët bardheblu kanë hedhur fishekzjarre si parashutë. Vetëm dy prej tyre kanë rënë në fushën e lojës brenda stadiumit, ndërsa rreth “Air Albania“ janë parë shumë të tilla në ajër. Një gjetje interesante kjo për t’i treguar klubit se nuk janë vetëm në këtë derbi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll