Sport

“Për të ardhur keq që nuk zgjodhi Italinë”, administratori i Interit Bepe Marota vlerëson Kumbullën: Është jashtëza

10 Korrik 2020, 19:24 Nga DOSJA
“Për të ardhur keq që nuk zgjodhi Italinë”,

MILANO-Inter prej kohësh po ndjek me interes Marash Kumbullën. Lojtari i Veronës po bind zikaltërit dhe çdo skuadër që interesohet për mbrojtësin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme e patën përballë, duke e parë më nga afër se çfarë mund të bëjë në fushë.

Përpara fillimit të ndeshjes ka folur për “Sky Sport” drejtori sportiv i zikaltërve, Giusepe Marotta. I pyetur në lidhje me Kumbullën, Marota nuk i kursen vlerësimet për mbrojtësin kuqezi. Madje shpreh keqardhjen që talenti 20-vjeçar ka zgjedhur të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe jo atë të Italisë.

“Unë duhet të them se ai është një lojtar me shumë klube të mëdha që e kërkojnë. Është i ri dhe është për të ardhur keq që zgjodhi të luante për Kombëtaren e Shqipërisë dhe jo atë të Italisë. Nga këndvështrimi i vlerës së futbollit, është pjesë e atyre të rinjve jashtëzakonisht interesantë, të cilët futbolli italian ende arrin t’i numërojë”, ka thënë Marota.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter kumbulla marotta verona inter kumbulla marotta verona

Sondazh

Poll