Sport

Tirana shpëton në fund, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim

10 Korrik 2020, 20:53 Nga DOSJA
Tirana shpëton në fund, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim

Derbi i madh i kryeqytetit, Partizani-Tirana, i fundit për këtë sezon është mbyllur në shifrat 1-1. Një derbi jo i zakonshëm, i cili u luajt pa tifozë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, edhe pse pati raste dhe dyluftime të ashpra.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 77-të, Bardhi ndërmori një aksion nga krahu i djathtë dhe futi një top të bukur në zonë dhe Cordiero, i harruar mes mbrojtësve, me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë.

Kur “Demat e Kuq” po prisnin vërshëllimën e fundit të arbitrit dhe të nisnin festën, Tirana barazon rezultatin me Ernest Muçin në minutën e dytë shtesë. Një pikë e artë për bardheblutë që janë pranë titullit kampion.

Nuk munguan as përplasjet në fund të ndeshjes në tunelin e stadiumit, por janë gjëra normale për një derbi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...