Sport

Tirana dhe Partizani ndahen në paqe, derbi përfundon në barazim. Bardheblutë rrezikojnë titullin (FOTO+VIDEO)

10 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
Tirana dhe Partizani ndahen në paqe, derbi përfundon në barazim.

TIRANË– Tirana dhe Partizani luajtën sot  derbin që mund të vendosë dhe sezonin. Tirana dhe Partizani ka ndarë nga një pikë që nuk i vlen askujt. 

Të dy ekipet e kryeqytetit në fushë u futën për 3 pikë, pasi vetëm fitorja ishte e vlefshme. I pari që kaloi në avantazh ishte Partizani me anë të brazilianit William Cordeiro në minutën e 76-të.

Tirana kërkoi përgjatë gjithë kohës golin e barazimit dhe e arriti në minutën e 91 me Ernest Muçin. Për më shumë gola nuk pati më kohë dhe arbitri e mbylli ndeshjen kur rezultati ishte 1 me 1 dhe skuadrat u largua me nga një pikë nga “Air Albania”.

Titulli në rrezik?

Tirana para një jave ishte 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit e dytë, por sot ndodhet vetëm 7 pikë larg. Pas humbjes me Kukësin, Tirana sot ka barazuar me Partizanit duke vënë titullin në rrezik. Për tu luajtur janë dhe tre ndeshje të tjera dhe tashmë Tiranës i duhet edhe të paktën një fitore për të festuar titullin kampion që vjen në 100-vjetorin e krijimit të klubit.

(M.P. A.B. E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani ernest muçi partizani tirana william cordeiro derbi tirana-partizani ernest muçi partizani tirana william cordeiro

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...