Sport

“I falenderoj nga i pari te i fundit”! Egbo i kënaqur me pikën ndaj Partizanit: Titullin e kemi në dorën tonë, nuk duhe

10 Korrik 2020, 21:09 Nga DOSJA
“I falenderoj nga i pari te i fundit”! Egbo i kënaqur me

TIRANË-Partizani dhe Tirana kanë ndarë një pikë në derbin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme. Me shumë dramë është mbyllur kjo ndeshje, teksa Kordeiro shënoi të parin në minutën e 76.

Kur pritej që gjithçka të mbyllej me fitoren e të kuqve ishte Ernest Muçi që shënoi në minutën e fundit, vetëm pak pas aktivizimit, duke sjellë edhe festën e bardhebluve. Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo ka folur në përfundim të ndeshjes.

“Po vjen sprinti final i kampionatit dhe ndeshjet nuk janë më të lehta. Tani mendohet që ku do të marrësh pikët dhe ku jo. Kjo ndikon shumë, ndërsa vinim edhe pas humbjeve. Kjo ishte një ndeshje derbi dhe duhet kuptuar. Shyqyr zotit që morëm një pikë sot, duhet të jemi të kënaqur.

Titullin e kemi në dorën tonë, nuk duhet të presim askënd tjetër. Duhet të futemi në fushë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Skuadra është e bashkuar dhe dukej që te pankina sot për mënyrën sesi u përjetua. Ndeshja ndaj Partizanit ishte duke na ikur nga duart, por bashkëpunimi i madh na dërgoi në këtë rezultat. Falenderoj çunat nga i pari te i fundit”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emmanuel egbo partizani tirana emmanuel egbo partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...