Bota

U sulmua nga disa të rinj se u kërkoi të mbanin maskë për mbrojten e Covid-19, humb jetën shoferi i autobusit në Francë

10 Korrik 2020, 19:49 Nga DOSJA
U sulmua nga disa të rinj se u kërkoi të mbanin maskë

FRANCË-Shoferi i autobusit në Francë i identifikuar si Philippe Monguillot, që u sulmua të dielën nga disa persona që refuzuan të mbanin maska brenda automjetit, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin për humbjen e 59-vjeçarit e ka dhënë vajza e tij.

“Vendosëm që ta linim që të shkonte. Mjekët e rekomanduan dhe ne ramë dakord.”– tha ajo.

Ngjarja ndodhi ne jugperëndim të Bayonne ku dy burra të moshës 22 dhe 23 vjeç kanë përdorur një dhunë ekstreme pasi i ndjeri u kërkoi që të mbanin maska, në kuadër të rregullave të vendosura për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Francë.

Në lidhje me ngjarjen, dy të rinjtë janë akuzuar për tentativë vrasjeje ku për policinë nuk janë perosna të panjohur. Ndërkohë sipas policisë për sulmin ndaj burrit po akuzohen edhe dy të tjerëpër  mosdhënie ndihme për një person në rrezik dhe një tjetër për tentim të fshehjes së një të dyshuari,

Burimi:.euronews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france philippe monguillot france philippe monguillot

Sondazh

Poll