Bota

Gjykata e lartë amerikane merr vendimin: Trump të dorëzojë deklarimin fiskal pas zgjedhjeve të nëntorit

10 Korrik 2020, 19:20 Nga DOSJA
Gjykata e lartë amerikane merr vendimin: Trump të dorëzojë

SHBA– Gjykata e lartë amerikane ka vendosur ditën e sotme se presidenti amerikan Trump duhet të dorëzojë deklaratat fiskale pas zgjedhjeve të muajit nëntor. Sipas mediave të huaja kongresi amerikan nuk do të ketë të drejtë të shohë këto dokumente dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë këtë vendime ka cilësuar si persekutim.

Mësohet se presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të bllokojë hetimet e prokurorisë së New York-ut për sekretet e tij fiskale dhe financiare. Me këtë vendim kufizohet për herë të parë dhe pushteti presidencial, njësoj si në 1974 kur Richard Nixon u detyrua të dorëzojë regjistrimet e Watergate.

Por ajo që ka habitur gjykatën ishte se dy gjykatës të emëruar nga vetë Trump cilët votuan kundër imunitetit absolut të presidentit dhe kundër përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar hetimet.
Një fitore e pjesshme kjo për Trump pasi nënkupton se sekretet e përmbajtura në tetë vite dokumente fiskale nuk do të mund të bëhen publike para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

Burimi;politico.eu

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjykata e larte amerikane shba donald trump gjykata e larte amerikane shba

Sondazh

Poll