Bota

Gjyqi i divorcit të aktorëve të famshëm/ Johnny Depp merr hak ndaj ish-gruas: Kalonte në krizë nervore për gjëra të vog

10 Korrik 2020, 18:52 Nga DOSJA
Gjyqi i divorcit të aktorëve të famshëm/ Johnny Depp merr

SHBA- Aktori i Hollywood Johnny Depp në mbyllje së seancës së gjyqit të divorcit është hakmarrë kundër Heard duke thënë se ish-gruaja e tij pinte dy shishe verë çdo natë, i merrte kokainën, e filmonte fshehtas dhe tërbohej kur nuk merrte të gjithë vëmendjen e tij.

Mediat e huaja kanë njoftuar se ai e ka akuzuar aktoren 34-vjeçare se kishte sabotuar përpjekjet e tij për të hequr dorë nga alkooli duke mbajtur një shishe uiski ‘Bulleit’ në frigorifer dhe rregullisht merrte droga zbavitjeje. Depp thotë se Heard i hidhte uiski në gotë, përgatiste vizat e kokainës dhe më pas e fërkonte atë në mishrat e saj të dhëmbëve.

57-vjeçari ndër të tjera ka deklaruar se  ish-gruaja e tij kalonte në kriza nervore për çështje të kota si për shembull nëse i hiqte apo jo këpucët në shtëpi, apo përse nuk i hidhte krahun kur ishin duke parë televizor.

Ajo kishte vendosur rregullat e saj në shtëpi dhe sa herë që çdo pjesë e rutinës së caktuar prej saj nuk plotësohej, do të kishte probleme. Nëse kishte një argument, shtëpia bëhej ‘ferri në tokë’.Këto janë disa shembuj të vegjël por besoj se janë përfaqësues të së tërës. Heard kishte zakonin që sa herë vija nga puna dhe ulesha në divan, ajo vinte dhe më hiqte këpucët, që ishte gjest shumë i bukur. Por në një rast, unë u erdha në shtëpi dhe ajo ishte duke bërë diçka prandaj unë i hoqa vetë këpucët kur ajo u afrua e më tha, ‘Pse i hoqe këpucët? Atë e bëj unë’, dhe me këtë nisi sherri. Normalisht në shtëpi hanim darkë në divan para televizorit, por në një rast kur unë nuk isha duke mbajtur dorën e saj apo nuk i kisha hedhur krahun, ajo merrte dorën time dhe e vinte mbi kofshën e saj, që të merrte të gjithë vëmendjen që dëshironte. Ishte sikur të kishte rregulla, dhe nëse ato nuk zbatoheshin kishte”– Ka thënë ai.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amber heard johnny depp shba amber heard johnny depp shba

Sondazh

Poll