Bota

ME AUDIO/ Publikohet përgjimi, Zoran Zaev ofendon shqiptarët: Nuk vlejnë as për pesë pare!

10 Korrik 2020, 17:41 Nga DOSJA
ME AUDIO/ Publikohet përgjimi, Zoran Zaev ofendon shqiptarët: Nuk

MAQEDONI E VERIUT– Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut aktualisht kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka ofenduar shqiptarët teksa ka folur me një person emri i të cilit nuk dihet.

Kjo është e bërë e ditur nga publikimi  i një përgjimi i bisedës telefonike që Zaev ka bërë me personin ‘X’. Çështja kryesore fillimisht ka qenë në lidhje me votat, ndërkohë më pas dëgjohet që ish-kryeministri maqedonas ka thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Siç dëgjohet në videon e siguruar ngaIndeksonline’ personi që po fliste më të i është përgjigjur se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”.

Sakaq ish-kryeministrit është përgjigjur në mënyrë kundërshtuese duke thënë se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.

Por megjithatë ende nuk dihet se ku qëndron problemi që ka Zaev me shqiptarët dhe nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ai i ka thënë këto fjalë për popullin tonë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut shqiptaret zoran zaev maqedoni e veriut shqiptaret zoran zaev

Sondazh

Poll