Bota

Gjykata turke i heq statusin muze, Shën Sofia në Stamboll do të kthehet në xhami

10 Korrik 2020, 16:09 Nga DOSJA
Gjykata turke i heq statusin muze, Shën Sofia në Stamboll do të

TURQI– Shën Sophia e famshme që ndodhet në stamboll, nuk do të jetë me një muze, por një xhami.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky vendim është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative turke, e cila ka mbështetur dhe aprovuar propozimin e presidentit Erdogan, për ta kthyer Shën Sofinë, nga muze në xhami.

Hagia Sophia, ka qenë monumenti i parë dhe më i madh i krishterë i Perandorisë Romake. Ajo u ndërtua në vitin 537, me stil bizantin si një katedrale. Me kthimin e Perandorisë Bizantine në Otomane, dhe nën sundimin e sulltan Mehmetit te ll, ajo u kthye në xhami. Ndërsa me ardhjen në pushtet të Kemal Ataturkut në 1934, u kthye në muze.

Hagia Sophie është objekt që ruhet nga UNESCO, dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në Turqi.

Akt-vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative, për ta kthyer atë në xhami ka ngjallur polemika në shumë vende të botës, të cilat i kanë kërkuar Turqisë të tërhiqet nga ky vendim, por dicka e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

(i.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll