Bota

Miratohet ligji kundër demostratave në Greqi/ Qytetarët ngrihen në protestë, plas sherri me policinë, arrestohen 15 person

10 Korrik 2020, 18:29 Nga DOSJA
Miratohet ligji kundër demostratave në Greqi/ Qytetarët ngrihen

GREQI- Protesta të dhunshme janë zhvilluar ditën e sotme në Greqi kjo pasi parlamenti grek ka votuar ligjin që kufizon demostratat. Sipas ligjit të ri, autoritetet mund të ndalojnë demonstratat nëse “paraqitet një kërcënim serioz për sigurinë publike, për shkak të kryerjes veçanërisht të mundshme të krimeve të rënda”.

Mediat kanë njoftuar se protestuesit e përfshirë në dhunë do të dënohen me burgim deri në dy vjet. Por ligji përjashton tubimet që mund të bëhen për festat e ndryshme.

Nuk ka asnjë arsye për njoftim për tubimet publike në natyrë që zhvillohen për festimin e Ditës së Majit dhe përvjetorit të 17 Nëntorit”, thuhet në ligj.

Ndërkohë ‘Amnesty International’ thotë se projektligji është një ndërhyrje e pajustifikuar në të drejtën e lirisë së tubimit paqësor. Pas miratimit të ligjit  pati përleshje midis policisë dhe grupeve të ndryshme në demonstratat që u zhvilluan në Athinë dhe Selanik kundër projekt-ligjit.

Në demonstratën që u zhvillua në Sintagma me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, burra me kapuç hodhën kokteje Molotov në polici. Ndërsa policia policia përdori granata të shtangur për të shpërndarë turmën. E si pasojë janë arrestuar 15 persona.

Burimi: trt.net.tr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne greqi protestat ne greqi

Sondazh

Poll