Bota

Akuzohet për krime lufte, Thaçi udhëton të hënën në Hagë, ja kush do të jetë avokati mbrojtës i Presidentit të Kosov

10 Korrik 2020, 16:09 Nga DOSJA
Akuzohet për krime lufte, Thaçi udhëton të hënën

KOSOVË- Pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Hagës ndaj Presidnetit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ditën e hënë presidenti i Kosovës do të intervistohet nga gjykata special ku dhe do të jap dëshminë e tij. Ndërkohë ditën e sotme mediat fqinje kanë bërë të ditur se Thaçi do të merret në pyetje si si ish-drejtor politik i UÇK-së, dhe në mbrotje të tij do të jetë  avokati kroat Luka Misetiq.

Ai ka nisur që tani mbrojtjen ndaj tij duke thënë presidenti ka të drejtë sakaq ka shtuar se drejtësia ndërkombëtare për afro 30 vjet ka qenë akuza për interferim politik.

“Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit në drejtësinë ndërkombëtare për afro 30 vjet kanë qenë akuzat për interferim politik. Kështu që, cili është hapi i parë i madh i Zyrës së Prokurorit të Specializuar? Zbulimi i një informate të rëndësishme vetëm për ta ndaluar një proces paqësor politik. Fillim i keq për Gjykatën Speciale”– ka thënë ai.

Mësohet se ai është në listën e 40 juristëve të akredituar, të cilët mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën do të udhëtojë për në Hagëëme ftesë të Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli luka misetiq. hashim thaci kadri veseli luka misetiq.

Sondazh

Poll