Bota

Shkak për rëndimin e gjendjes shëndetësore, Boris Johnson dëshiron të fus në dietë britanikët

10 Korrik 2020, 15:45 Nga DOSJA
Shkak për rëndimin e gjendjes shëndetësore, Boris Johnson

BRITANI– Ditën e sotme mediat e huaja kanë njoftuar se Boris Johnson dëshiron të fus në dietë britanikët.

Edhe pse Boris Johnson ka mbështetur gjithmonë lirinë e njerëzve për të pirë lëngje të gazuar dhe gjëra jodietike por mesa duket Covid-19 ka bërë që Johnson të ndryshojë mendim për këtë pjesë.

Kujtojmë se Johnson pas shumë vështërsive fitoi betejën me Covid-19 ndërsa ajo që I është vënë në pah nga mjekët ishte se mbipesha rëndon situatën me Covid-19.  Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të ditur se edhe  ‘Doëning Street’ ka vendosur se nuk do të ketë më në TV dhe Internet reklama për ushqimet, asnjë ofertë më tipike nga supermarketet britanike, me zbritje çmimesh nëse blini sanduiçe, patate të skuqura dhe pije të gazuara, ëmbëlsirat dhe çokollata.

Por megjithatë ky plan ka shkaktuar protesta nga disa shoqata në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, oferta e shpallur dje nga kancelari në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson Rishi Sunak,  i cili, ka paraqitur planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Ai ka thënë se për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti. E mesa duket plani I Boris Johnson do të ‘shkatërrojë’ ekonominë e supermarketeve.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar, për shkak të një diete dhe një kuzhine tradicionale të pasur me yndyra, është vendi i dytë më me njerëz mbipeshë në Europë, pas Maltës.

Burimi: TheIndepedent

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 13:13

Infektohet me koronavirus Presidentja e Bolivisë

BOLIVI– Jeanine Anez Chaves, presidentja e Bolivisë është infektuar nga koronavirusi.Lajmin e ka bërë me dije vet presidentja përmes një njoftimi në rrjetin soc...