Bota

Kompania BioNTech jep shpresë: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati deri në fund të 2020

10 Korrik 2020, 14:04 Nga DOSJA
Kompania BioNTech jep shpresë: Vaksina kundër Covid-19 do të

SHBA– Ditën e sotme firma gjermane BioNTech është e bindur se do të kërkojë miratimin rregulator deri në fund të vitit për një vaksinë efikase që lufton  pandeminë e koronavirusit, kështu tha CEO i kompanisë për “TheWall Street” të premten.

Ndërkohë, doktor Ugur Sahin tha se për shkak të përhapjes së madhe të virusit, mund të duhet rreth një dekadë që popullata e botës ta arrijë imunitetin e duhur, edhe nëse vaksina bëhet e disponueshme në fund vitit.

Tashmë BioNTech ka nisur bashkëpunimin me Pfizer në SHBA për të zhvilluar vaksinën.

Sahin shtoi se kompania mund të prodhojë disa qindra miliona doza para aprovimit dhe më shumë se 1 miliard doza deri në fund të vitit 2021. Javën e kaluar BioNTech njoftoi se vaksina Covid-19 deri tani ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Kompanitë i publikuan gjetjet e tyre më 1 korrik në një letër preliminare, ku treguan se pjesëmarrësit e studimit në fazën e parë të vaksinës, iu përgjigjën imunizimit mirë. Ndërkohë, faza e dytë e studimit vijon akoma.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech vaksina kunder covid-19 biontech vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 13:13

Infektohet me koronavirus Presidentja e Bolivisë

BOLIVI– Jeanine Anez Chaves, presidentja e Bolivisë është infektuar nga koronavirusi.Lajmin e ka bërë me dije vet presidentja përmes një njoftimi në rrjetin soc...