Ndalimi i Koalicioneve/ Komisioneri Vardelyi kundër opozitës së re dhe PS: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, propozim
10 Korrik 2020, 11:13Nga DOSJA
TIRANË- Pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me Ndryshimet Kushteutese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, hapja e listave dhe pragu 5% për partitë e vogla, komisioneri Oliver Varhelyi thotë se marrëveshja që duhet të miratohet është ajo që palët u dakordësuan më 5 qershor.
REAGIMI I PLOTE:
Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, sic rekomandon OSBE.
Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi sot bazën detare të Pashalimanit, së bashku me amabasadoren amerikane, Yuri Kim. Gjithashtu mini...
Politike10 Korrik 2020, 10:45
TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushte...
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me gjyqin e humbur të kryeministrit Edi Rama, me pronarin e “Ago...
TIRANË– Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita e re. Vendimi u mor pas 2 orësh gjatë Komisionit të Ligjeve, ku pas...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kohë edhe për të realizuar marrëveshjen me opozitën që ndryshon Kodin Zgjedhor edhe atë me opozitën e Re për të ndryshuar ...
TIRANË -Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar një ditë pasi ai së bashku me 5 kolegë deklaruan qëndrimin e tyre po marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgj...
TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:30 deputetët si Myslim Murrzi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai do të zhvillojnë një takim me Knut Fleckenstein. Mësohet se ...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar gafën e bërë në Kuvend lidhur me pagesën e rrugës Milot-Fier. E ftuar në emisionin “R...
TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko nuk i dha një përgjigje pyetjes nëse Erion Veliaj do të jetë apo jo pasardhës i Edi Ramës. Në emisionin “Rep...
Politike 9 Korrik 2020, 20:31
TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...