Politike

10 Korrik 2020, 10:45 Nga DOSJA

TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushtetuese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe pragun elektoral për partitë e vogla në 5%. Papa tha se do të votojë prapë me dorën e tij, pasi më herët dora i dhimbte.

DEBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE:

Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës.

Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve

Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët

Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dje gjithçka që bën e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar qoftë sistemit. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

Ulsi Manja: Unë nuk bëj pjesë të grupi i deputetëve të papërgjegjshëm. Duhet të fokusohemi te nisma. Sot kjo nismë ka gjithë vëmendjen e opinionit publik. Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore se do të vegjetojë 30vjet është i lirë ta kërkojë. Ai që do të konkurrojë i vetëm kërkon heqjen e tyre. Qytetarët kërkojnë të dinë se kë subjekt do votojnë. Ne po merremi me firmën e Kostaq Papës kur ai del dhe e pranon vetë. Të gjithë kemi zë dhe figurë.

Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligjet pranojne listat e hapura ndalimi i koalicioneve opozita e re ligjet pranojne listat e hapura ndalimi i koalicioneve opozita e re

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 20:31

TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...