Politike

Ndalimi i Koalicioneve/ Komisioneri Vardelyi kundër opozitës së re dhe PS: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, propozimet e tjera të diskutohen më vonë…(REAGIMI)

Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.
Featured image of article: Ndalimi i Koalicioneve/ Komisioneri Vardelyi kundër opozitës së re dhe PS: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, propozimet e tjera të diskutohen më vonë…(REAGIMI) Oliver Varhelyi

TIRANË- Pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me Ndryshimet Kushteutese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, hapja e listave dhe pragu 5% për partitë e vogla, komisioneri Oliver Varhelyi thotë se marrëveshja që duhet të miratohet është ajo që palët u dakordësuan më 5 qershor.

REAGIMI I PLOTE:

Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, sic rekomandon OSBE.

Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment