Aktualitet

Zbulohet detaje për horrorin e Kombinatit, gazetari: Blerta Josifi para disa vitesh ka vuajtur nga depresioni

9 Korrik 2020, 20:14 Nga DOSJA
Zbulohet detaje për horrorin e Kombinatit, gazetari: Blerta Josifi para

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një javë më parë në Kombinat të Tiranës. Në emisionin “Open” në Top Channel, gazetari Andi Bora u shpreh se Blerta, disa vite më parë është trajtuar në spital, pasi vuante nga depresioni.

Ai tregoi dhe ilaçet që ajo ka marrë në atë kohë dhe shtoi se mjekët i kishin thënë që kishte vujtuar për një kohë të gjatë nga depresioni. “Ka një konfirmim. Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar. Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve”, tha gazetari.

Më tej psikologu Neli Demi u shpreh se duhet të saktësuar shumë termi depresion, pasi nuk mund të bëhet diagonoza aq lehtë. Demi shtoi se depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv.

Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, përsa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara”, tha psikologu.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bora blerta josifi horrori ne kombinat andi bora blerta josifi horrori ne kombinat

Sondazh

Poll