Sport

UEFA merr vendimin zyrtar, ja ku do rifillojë Champions League në gusht

9 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
UEFA merr vendimin zyrtar, ja ku do rifillojë Champions League në

Sot u mbajt mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjatë së cilës u mor vendimi zyrtar i rikthimit të fazës së 1/16 në Champions League dhe Europa League.

Sipas këtij vendimi, të gjitha sfidat e mbetura do të luhen në stadiumet përkatëse, Bajerni pret në shtëpi Çelsin, Siti do të luaj ndaj Realit në “Etihad”, Juventusi ndaj Lyonit dhe Barcelona ndaj Napolit.

Takimet do të luhen pa shikues duke respektuar protokollet shëndetësore. Kujtojmë që pas përfundimit të këtyre takimeve, ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në qytetin e Lisbonës në Portugali, me sistem eliminimi direkt. Një lajm i mirë për ekipet vendase që nuk do të luajnë në fushë asnjëanëse.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league ndeshjet uefa champions league ndeshjet uefa

Sondazh

Poll