Sport

Milani e thotë troç: Ne do të jemi Liverpool i ardhshëm i Europës

9 Korrik 2020, 16:55 Nga DOSJA
Milani e thotë troç: Ne do të jemi Liverpool i ardhshëm i

Milani nuk është më ai i dikurshmi. Jo vetëm në fushë, por dhe në aspektin ekonomik. Kuqezinjtë kanë përfituar vetëm 231 milion dollarë vitin e shkuar, duke u renditur në vend të 21-të në botë. Shefi i të ardhurave, Casper Stylsvig, ka një plan për të rikthyer Milanin në një super-fuqi ekonomike, si dhe të shtojë numrin e tifozëve nëpër botë.

Ai u shpreh: “Kemi biseduar me Liverpool, për të ndjekur shembullin e tyre. Ata kaluan të njëjtën rrugë që ne po kalojmë tani. Kush e mendonte Liverpoolin para 5 vitesh se do të ishte kjo super-fuqi që është sot?

Duam të kemi tifozeri në të gjithë botën, pasi ndikon direkt në të ardhurat e klubit. Duam të bashkëpunojmë me Jay Z, me kompaninë Roc Nation, për të bërë koncerte nëpër botë ku do të përfaqësohen dhe ngjyrat e kulturat e klubit tonë”, tha Stylsvig.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan merkato milan

Sondazh

Poll