Sport

VIDEO/Ndërtesa u përfshi nga flakët, ish-futbollisti bën ndërhyrjen më të bukur, i shpëton jetën djaloshit të vogël

9 Korrik 2020, 13:18 Nga DOSJA
VIDEO/Ndërtesa u përfshi nga flakët, ish-futbollisti bën

SHBA-Phillip Blanks është një ish-lojtar i futbollit amerikan dhe veprimi i fundit e ka kthyer në hero. Ai ka kryer pritjen më të bukur të jetës së tij, duke i shpëtuar jetën një fëmije të vogël.

Një ndërtesë në SHBA u përfshi nga flakët dhe në katin e tretë gjendej nëna me djalin e saj. Kjo e fundit, në një situatë të pashpresë, ka hedhur nga lart djaloshin e vogël dhe Blanks ia ka dalë ta presë atë, siç dallohet në video.

Një gjest që i ka emocionuar të gjithë, por Blanks tregohet modest në prononcimin e dhënë për ABC7 News, aty ku flet për nënën, e cila pësoi një fund tragjik duke u djegur e gjallë.

“Heroina e vërtetë e kësaj historie është nëna e djalit, sepse sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar të birin“, theksoi mes emocioneve Phillip Blanks.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-futbollisti phillip blanks shba ish-futbollisti phillip blanks shba

Sondazh

Poll