Bota

​Osmani i kujton Hotit se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm presidenti

9 Korrik 2020, 17:46 Nga DOSJA
​Osmani i kujton Hotit se propozimin për gjendje të

KOSOVË – Kryeministri Hoti theksoi se nuk do të hezitojë ta bëjë një gjë të tillë, nëse ia kërkon Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Derisa Hoti në seancën sotme parlamentare i është referuar projektligjit për pandeminë, të cilën Qeveria e ka konsideruar të panevojshëm, tha se janë duke e menaxhuar situatën, trendi është në rritje sië është në rritje edhe në regjion edhe më gjerë.

Hoti: Ligji për pandeminë nuk e zgjidhë problemin

“Sot kemi trajtuar në mbledhje të Qeverisë projektligjin që ka ardhur nga Kuvendi për menaxhimin e pandemisë. Vlerësimi i ekspertëve ligjorë të Qeverisë është se ky ligj nuk e zgjidh problemin, sepse nuk mundet me ligj të kufizohen të drejtat elementare, siç ka ndodhur me vendimet e Qeverisë së kaluar të cilat u shpallën jokushtetuese. Pra, e vetmja zgjidhje nëse duhet shkohet në ekstreme të kufizimit të lëvizjeve në nivel vendi, duhet ta shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, theksoi Hoti.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ia ka rikujtuar kryeministri Hoti se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme e jep vetëm presidenti.

Osmani: Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme nuk ka të drejtë ta japë Kryeministri

“Po detyrohem sërish të jap një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën tonë nuk ka të drejtë ta japë Kryeministri, por vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, 84 të Kushtetutës. Shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti vërtet e konsulton Kryeministrin para se ta lëshojë dekretin. Por në këtë Kuvend nuk mund të vijë propozim, ose akt i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm i Presidentit. Pra është mirë t’i keni të qarta kompetencat që i keni”, tha Osmani.

Deputetët vazhdojnë me debatin për pyetje parlamentare jashtë rendit të ditës.

Marrë nga: KosovaPress

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti vjosa osmani avdullah hoti vjosa osmani

Sondazh

Poll