Bota

“Thuaji fëmijëve të mi që i dua”/Publikohen detaje tronditëse nga vdekja e George Floyd, fjalët rrënqethëse që ka t

9 Korrik 2020, 15:36 Nga DOSJA
“Thuaji fëmijëve të mi që i dua”/Publikohen

SHBA- Detaje të reja janë publikuar së fundmi për vdekjen e George Floyd, afro-amerikani i cili u vra barbarisht nga një polic. Në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë me detaje të hollësishme momentet e fundit të jetës të 46 vjeçarit i cili vdiq pasi një polic e shtypi me gju në qafë për 8 minuta e 46 sekonda.

Sipas mediave të huaja përpara se të vdiste ai ka përmendur nënën dhe fëmijët e tij, duke i lënë dhe amanet policit që t’u thotë se i do shumë.

Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

Floyd i është përgjëruar për ndihmë policit por edhe kalimtarëve që ta ndihmonin por që fatëkeqësisht nuk ja ka dalë dhe askush nuk e ka ndihmuar.

“Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

Ndërkohë polici Derek Chauvin, i është përgjigjur: Atëherë ndaloni së foluri, ndaloni mos bërtisni, shpenzoni shumë oksigjen duke folur .
George Floyd ndërroi jetë më 25 maj të këtij viti ku vdekja e tij solli protesta të dhunshme në Amerikë për javë të tëra, ndërsa Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd ku u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.
Sakaq tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floy shba george floy shba

Sondazh

Poll