Bota

Ashpërsohet situata mes Meghan Markle dhe ‘Mail on Sunday’, media prestigjioze e kërcënon për botimin e emrave të miqve

9 Korrik 2020, 16:43 Nga DOSJA
Ashpërsohet situata mes Meghan Markle dhe ‘Mail on Sunday’,

BRITANI- Meghan Markle, ka kërkuar nga gjykata që të ndalojë botuesit e tabloidit Mail on Sunday që të botojë emrat e pesë miqve të saj pasi këto të fundit mund të jenë dëshmitarë në proceset gjyqësore në vazhdim pasi kishin dhënë intervista në favor të saj.
Meghan është duke paditur botuesin britanik Associated Neëspapers mbi artikujt në tabloidin ‘Mail on Sunday’ të cilat kanë botuar një letër që pretendohet që dukesha i dërgoi babait të saj Thomas Markle në gusht 2018.

Tabloidi justifikon botimin e letrës duke pretenduar se pesë miq të Meghan emrat e të cilëve nuk janë publikuar paraqitën versionin e saj të ngjarjeve në intervista.

Mediat e huaja kanë raportuar se avokatët e saj kanë thënë se Meghan nuk u ka thënë miqve të saj për t’i treguar revistës ‘People’ sakaq Associated Neëspapers po kërcënon dukeshën të botojë emrat e tyre. Meghan është shprehur para gjykatës se mediat duan të publikojnë emrat e tyre vetëm për klikime por që kjo gjë do të prish reputacionin e tyre.

“Këto gra nuk po gjykohen, as unë. Unë jam duke u gjykuar nga botuesi Mail on Sunday. Secila prej këtyre grave është një person privat, një nënë e re dhe secila ka një të drejtë themelore të intimitetit,” tha Meghan në një deklaratë para Gjykatës së Lartë të Londrës.

Meghan aktualisht po jeton së bashku me Harry dhe djalin e tyre në Archie në Los Anxhelos pasi ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në fund të marsit, pjesërisht për shkak të ndërhyrjeve të mëdha mediatike në jetën e tyre.

Burimi:telegraph.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani meghan markle britani meghan markle

Sondazh

Poll