Bota

U raportua i humbur një ditë më parë nga vajza e tij, gjendet i vdekur kryebashkiaku i Seulit në mes malit

9 Korrik 2020, 17:39 Nga DOSJA
U raportua i humbur një ditë më parë nga vajza e tij,

KORE E JUGUT– Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut është gjetur I vdekur një ditë pasi u raportua i humbur nga vajza e tij.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se trupi i pajetë i Park Won-soon u gjet pas rreth shtatë orë kërkime në kodrat në veri të kryeqytetit. Ishte vajza e tij e cila telefonoi autoritetet policiore ku dhe u ka thënë se  para se të largohej, i kishte dërguar asaj një mesazh që ngjante si amanet.

Po ditën e djeshme, sekretarja e tij kishte depozituar një ankesë në polici për ngacmim seksual nga Won-soon. Sekretarja e identifikuar vetëm si “A” tha në polici se ngacmimi seksual kishte nisur që në 2017,që kur ajo kishte filluar punë në Bashki.

Ajo deklaroi se ka edhe gra të tjera që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale nga kryebashkiaku. Por si policia e Seulit, dhe autoritetet e Bashkisë deklaruan se nuk mund t’i konfirmonin akuzat.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e jugut park won-soon kore e jugut park won-soon

Sondazh

Poll