Bota

Goditi brutalisht të dashurën pse i përmendi ish-in, dënohet  dhëndri i “Sulltanit të Madhërishëm”, aktori turk nuk

9 Korrik 2020, 16:08 Nga DOSJA
Goditi brutalisht të dashurën pse i përmendi ish-in, dënohet

TURQI- Aktori turk Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur brutalisht të dashurën e tij, Deniz Bulutsu. Aktori i njohur edhe si personazhi “Rusten Pashaj”, që është dhëndri i Sulltanit, në serialin turk “Sulltani i Madhërishëm”  që është akuzuar nga e dashura se abuzimi ndaj saj ka zgjatur për mbi një orë në shtëpinë e tij në Stamboll ka marrë sot dënimin nga gjykata.

Sipas mediave të huaja gjykata ka vendosur që Guven mos t’i afrohet partneres së tij për dy muaj.

Mësohet se aktori e ka kundërshtuar vendimin duke paraqitur përpara gjykatës edhe disa foto ku shihet se ky i fundit është goditur nga partnerja mirëpo trupa jykuese nuk i ka marrë parasysh.

Ngjarja ndodhi më 8 korrik ku aktori i njohur u akuzua nga e dashura  për abuzim. Arsyet e dhunës, sipas Deniz Bulutsu ishte debati që ka filluar gjatë një darke me miqtë e tyre, ku aktori ka filluar ta ofendojë në prezencë të të gjithëve, në momentin që ajo ka filluar të flasë për ish-të dashurin e saj.

Në raportet mjeko-ligjore është treguar se Bulutsuz ka pasur disa dëmtime në trup si në këmbë, gjunjë, krahë dhe dëmtime në fytyrë. Shokuese është pamja e Deniz, e cila shihet me sy të gjakosur që dyshohet se i është prerë nga një material qelqi, me të cilin e ka goditur aktori.

Bulutsuz ka bërë kërkesë në Zyrën e Prokurorit Publik të Stambollit përmes avokatit të saj dhe ka ngritur një padi penale kundërdrejt aktorit.
Ndërkohë që dhe aktori ka ngritur një ankesë ndaj të dashurës duke thënë se dhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Burimi:sondakika.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deniz bulutsu ozan guven deniz bulutsu ozan guven

Sondazh

Poll