Bota

Arrestohet ish- gurvenatori meksikan pas tre vitesh arratisje, përdorte helikopterët e shtetit për fundjavat, vodhi lopët dh

9 Korrik 2020, 15:18 Nga DOSJA
Arrestohet ish- gurvenatori meksikan pas tre vitesh arratisje, përdorte

MEKSIKË– Ish-guvernator meksikan, Cesar Duarte, është arrestuar  ditën e djeshme në  Miami, tre vjet pas arratisjes nga qelia. Mediat e huaja kanë raportuar see  Duarte ishte guvernator i Chihuahua-s deri në vitin 2016 ku dhe u arratis pasi akuzohej  për përvetësim të fondeve publike.

Mësohet se tashmë ai mund të përballet me ekstradimin në Meksikë, me akuzën për korrupsion.

Arrestimi erdhi ndërsa Presidenti Meksikan Andrés Manuel López Obrador bëri një vizitë zyrtare në SHBA për bisedime me Presidentin Trump. Z. López Obrador erdhi në pushtet duke u zotuar të zgjidhte korrupsionin politik.

Ndërkohë Cesar Duarte, njihej për jetën luksoze dhe akuzohet se ka përdorur një helikopter të shtetit për veten dhe familjen gjatë fundjavave. Ai dyshohet se ka vjedhur disa lopë që ishin dërguar në zonë për të ndihmuar fermerët.

Pasi kafshët u morën Duarte u arratis nga vendi. Vitet e fundit kishte raportime se ai qëndronte në Teksas, Neë Mexico dhe Florida.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cesar duarte meksike cesar duarte meksike

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 11:43

OKB ankohet për trupat e huaja në Libi

LIBI-“Koha nuk është në favorin tonë,” tha António Guterres në videokonferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Më shumë se 400,000 vetë janë largu...