Qeveria Hoti nuk e miraton nismën e Kuvendit për parandalimin e pandemisë COVID-19
9 Korrik 2020, 10:15Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Gjatë mbledhjes zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë sa i përket këtij Projektligji duke theksuar se Qeveria e konsideron të panevojshëm miratimin e tij.
“Të nderuar para jush paraqes mendimin e qeverisë për nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellur opinionet e tyre sipas fushëveprimit të tyre. Në këtë rast Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për rregullim të ri ligjor përmes të cilit bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë. E vlerëson të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin ose luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë.”- ka deklaruar Selmanaj.
Gjithashtu ai ka kërkuar që të miratohet mendimi i Qeverisë sa i përket këtij Projektligji, ku me shumicë votash ky mendim u aprovua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI– Protestat e fundit, të cilat kanë tronditur Beogradin për dy netë me rradhë, dhe disa qytete të tjera në Serbi që prej mbrëmjes së kaluar, janë ideologji...
SERBI– Gjatë protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është r...
SERBI– “Kushdo që kaloi para ndërtesës së Kuvendit këtë mëngjes, dhe nuk i kishte ndjekur lajmet mbrëmjen e djeshme, nuk mund të merrte me mend se pikërisht ky ...
SERBI– Nga protestat e mbrëmjes së djeshme në Beograd dhe dy qytete të tjera të Serbisë u pa që qytetarët kanë bërë sjellje vanadale dhe janë përplasur ashpër m...
SERBI– Për natën e dytë rradhazi në Beograd kanë vijuar sërish trazirat dhe përplasje e dhunshme në Beograd, ku nga mediat vendase mësohet se skena të ngjashme ...
SHBA– Oficeri i policisë amerikane i akuzuar për vrasjen e George Floyd i tha atij të pushonte së bërtituri, teksa i kishte vendosur gjurin në qafë afrikano-am...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,159,390 të infektuar dhe janë ...
GJERMANI- Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarj...