Bota

Vuçiç tërhiqet nga ora policore/ Protesta të dhunshme në Beograd dhe dy qytete të tjera, 19 policë dhe 17 protestues të

9 Korrik 2020, 08:24 Nga DOSJA
Vuçiç tërhiqet nga ora policore/ Protesta të dhunshme

SERBI– Për natën e dytë rradhazi në Beograd kanë vijuar sërish trazirat dhe përplasje e dhunshme në Beograd, ku nga mediat vendase mësohet se skena të ngjashme janë parë edhe në Kragujevac dhe Novi Sad.

Protestat e mbrëmjes së djeshme u paralajmëruan një ditë më parë kur protestuesit u mblodhën para kuvendit serb e sulmuan atë dhe u futën brenda tij, duke kundërshtuar vendimin e Presidentit Vuçiç  për izolimin e vendit si shkak i pandemisë.

Mësohet se nga protestat e dhunshme 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurëve nuk është serioze. Gjithashtu nga protestat  e dhunshme janë lënduar edhe gazetarë, operatorë pasi mësohet se qytetarët kanë thyer edhe kamerat e ekipit të RTS që ka ndjkur nga afër protestat në Novi Sad.

Aleksansër Vuçiç ka thënë sëfundmi se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.

Pse protestat që kemi shikuar për dy netë më të çuditshme deri më tani?

Protestat e fundit, të cilat kanë tronditur Beogradin për dy netë me rradhë, dhe qytete të tjera serbe që nga mbrëmja e kaluar, janë më të ndara ideologjikisht deri më tani dhe kanë mbledhur njerëz nga grupe të ndryshme politike, ndër të cilët ka mosbesim ekstrem.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni beograd covid-19 koronavirusi ne serbi protestat ne beograd beograd covid-19 koronavirusi ne serbi protestat ne beograd

Sondazh

Poll