Bota

Gazetarë dhe kameramanë të lënduar, plagosen 19 policë dhe 17 demonstrues nga protestat në Serbi

9 Korrik 2020, 09:40 Nga DOSJA
Gazetarë dhe kameramanë të lënduar, plagosen 19 policë

SERBI– Gjatë protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurëve nuk është serioze.

Gjithashtu nga protestat  e dhunshme janë lënduar edhe gazetarë, operatorë pasi mësohet se qytetarët kanë thyer edhe kamerat e ekipit të RTS që ka ndjkur nga afër protestat në Novi Sad.

Gjithashtu, një reporter i RTS nga Nishi ka bërë me dije se mbrëmjen e së mërkurës kameramani Ivan Stamboli ishte goditur në kokë, por gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne beograd protestat ne serbi protestat ne beograd protestat ne serbi

Sondazh

Poll