Bota

Protestat e ashpra në Beograd/ Vuçiç tërhiqet nga ora policore, anulohet plani për vendosjen e shtetrrethimit

9 Korrik 2020, 10:02 Nga DOSJA
Protestat e ashpra në Beograd/ Vuçiç tërhiqet nga ora

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksansër Vuçiç ka thënë se  fundmi se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.

Ndërkohë në vend vijojnë prej dy ditësh protestat masive pas deklaratës së Vuçiç se do të rivendos  sërish izolimin si shkak i Covid-19.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne beograd protestat ne beograd

Sondazh

Poll