Bota

Mëngjes paqësor në Beograd/ Gjithçka mbeti pas protestave të ashpra para Kuvendit serb

9 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
Mëngjes paqësor në Beograd/ Gjithçka mbeti pas protestave

SERBI– “Kushdo që kaloi para ndërtesës së Kuvendit këtë mëngjes, dhe nuk i kishte ndjekur lajmet mbrëmjen e djeshme, nuk mund të merrte me mend se pikërisht ky vend ishte skena e përleshjeve të ashpra mes policisë dhe demonstruesve.”– kështu shkruar Blic.rs për situatën e djeshme të krijuar para Kuvendit serb mes protestuesve dhe policëve.

Pamjet nga protestat e mbremjes se djeshme.Nga pamjet e publikuara nga mediat vendse u pa që mbrëmë qytetarët përdorën flakadanë dhe shashka duke sulmuar sërish godinën e Kuvendit, ndërsa policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën duke hedhur gaz lotsjellës  në mënyrë që të shpërndante turmat.

Ndërkohë e vetmja gjë që u pa mëngjesin e sotëm ishin punëtorët që po pastronin rrugët.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne serbi protestat ne serbi

Sondazh

Poll