Bota

Një përqafim mes gazit lotsjellës/  Pamjet nga përpalsja e protestuesve me policinë në Beograd

9 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
Një përqafim mes gazit lotsjellës/  Pamjet nga

SERBI– Nga protestat e mbrëmjes së djeshme në Beograd dhe dy qytete të tjera të Serbisë u pa që qytetarët kanë bërë sjellje vanadale dhe janë përplasur ashpër me oficerët e policisë.

Si shkak i sjelljeve të ashpra të protestuesve policia ka përdorur gaz lotsjellës nga automjetet e blinduara për të shpërndarë protestuesit. Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të përkeqësohen duke e pasur të vështirë të merrnin frymë.

Dhe pikërisht në atë moment, teksa të gjithë përpiqeshin të mbronin veten, ky  djalë përqafoi fort të dashurën e tij, për ta mbrojtur nga sulmet e oficerëve të policisë.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi:  Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne beograd protestat ne beograd

Sondazh

Poll