Protestat në Serbi nuk nisën si shkak i pandemisë por nga Kosova, roli i zyrtarëve të shërbimeve sekrete
9 Korrik 2020, 10:05Nga DOSJA
SERBI– Protestat e fundit, të cilat kanë tronditur Beogradin për dy netë me rradhë, dhe disa qytete të tjera në Serbi që prej mbrëmjes së kaluar, janë ideologjikisht më të ndara deri më tani dhe mbledhin njerëz me bindje të ndryshme politike, midis të cilëve ekziston një mosbesim ekstrem.
Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që deklaratat e djeshme të shumicës së aktorëve politikë, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, mbizotërohen nga dyshimet e hapura dhe spekulimet për “elementë të futur” dhe “provokatorë”, të cilët synojnë të diskreditojnë protestat ose t’i drejtojnë ato në një drejtim të caktuar.
Për shkak të qëllimeve kaq të ndryshme ideologjike të protestuesve, demonstratat patën një kurs të pazakontë dhe të paparë ndonjëherë më parë dy netët e mëparshme. Protestat nisën dje më parë si një revoltë civile për shkak të mënyrës në të cilën udhëheqja e shtetit dhe Shtabi i Krizave në Serbi kundërshtuan izolimin i shkak i pandemisë së koronavirusit.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, demonstratat nisën paqësisht, ndërsa dje u bashkuan edhe drejtuesit e partive politike civile, si Dragan Djilas, Sergei Trifunovic.
Por teksa protestat kishin nisur prej pasdite, me perëndimin diellit nisi edhe dhuna nga anëtarët e ekstremit të djathtë. Ata u përplasën me policinë, dhe tema e pandemisë Covid-19 për ta duhej të zhdukej dhe do t’i jepte rrugë Kosovës si motivi kryesor për të ngritur zërin.
Kur liderët politikë u zhdukën nga rrugët e mbushura me protestues, nisën përleshjet e ashpra, ndërsa policia po përpiqej të shpërndante turmat me gaz lotsjellës.
Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.
SERBI– Gjatë protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është r...
SERBI– “Kushdo që kaloi para ndërtesës së Kuvendit këtë mëngjes, dhe nuk i kishte ndjekur lajmet mbrëmjen e djeshme, nuk mund të merrte me mend se pikërisht ky ...
SERBI– Nga protestat e mbrëmjes së djeshme në Beograd dhe dy qytete të tjera të Serbisë u pa që qytetarët kanë bërë sjellje vanadale dhe janë përplasur ashpër m...
SERBI– Për natën e dytë rradhazi në Beograd kanë vijuar sërish trazirat dhe përplasje e dhunshme në Beograd, ku nga mediat vendase mësohet se skena të ngjashme ...
SHBA– Oficeri i policisë amerikane i akuzuar për vrasjen e George Floyd i tha atij të pushonte së bërtituri, teksa i kishte vendosur gjurin në qafë afrikano-am...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,159,390 të infektuar dhe janë ...
GJERMANI- Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarj...
SHBA- Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekording e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauc...