Sport

Dyshimet për ndeshjen Bylis-Tirana,Komisioni i Etikës e nis seancën e parë me dy presidentët,Refik Halilin dhe Besnik Kapll

8 Korrik 2020, 09:27 Nga DOSJA
Dyshimet për ndeshjen Bylis-Tirana,Komisioni i Etikës e nis

TIRANË-Ditën e enjte do të zhvillohet séanca e parë e deponimeve mbi takimin Bylis-Tirana për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë që ngriti dyshime si ndeshje e trukuar. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj dhe ai i Tiranës, Refik Halili do të duhet të japin versionin e tyre përpara Komisionit të Etikës në lidhje me atë se çfarë ndodhi në atë ndeshje.

Nuk përjashtohet mundësia që në vijim, në varësi edhe të hetimeve dhe vendimeve të komisionit, të ketë edhe lojtarë apo pjesëtarë të tjerë të të dyja skuadrave që do të thërriten para anëtarëve të Komisionit të Etikës. Për këtë ndeshje pati sinjalizime nga UEFA, me anë të kompanive të kontraktuara prej saj se kishte luhatje të çuditshme të basteve.

Madje, gazeta nga burime të besueshme në FSHF ka mësuar se këto sinjalizime kanë mbërritur që në fund të pjesës së parë dhe kanë vënë në lëvizje institucionin e futbollit për të kontaktuar me shpejtësi me drejtuesit e klubit bardheblu mbi rrezikshmërinë e asaj që pritej të ndodhte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis halili kapllanaj tirana bylis halili kapllanaj tirana

Sondazh

Poll