Sport

Goditi tifozin, disiplina nuk kursehet për futbollistin e Tottenham

8 Korrik 2020, 13:04 Nga DOSJA
Goditi tifozin, disiplina nuk kursehet për futbollistin e Tottenham

LONDËR-Eric Dier, futbollisti i  Tottenham është dënuar me katër ndeshje mos lojë dhe një gjobë financiare prej 40 mijë paund. Para se futbolli të ndërpritej nga koronavirusi, në fillimin e muajit mars,26 vjeçari bëri një gjest të pahijshëm gjatë një ndeshje të vlefshme për Kupën e Anglisë kundër Norwich më datë 4 mars.

Një tifoz kishte filluar të fyente të vëllain që e kishte në stadium dhe Dier menjëherë u ngjit në shkallët e stadiumit duke sulmuar tifozin. Për këtë veprim të tijin, lojtari është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës. Lojtari është paralajmëruar gjithashtu, se nëse bën veprime të ngjashme, ndëshkimi do të jetë edhe më i madh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dier futboll norwich tottenahm dier futboll norwich tottenahm

Sondazh

Poll