Aktualitet

Ardian Paci del kundër Auron Tares: Camaj e Koliqi, trupa të lënduar të dhunës së regjimit

8 Korrik 2020, 18:17 Nga DOSJA
Ardian Paci del kundër Auron Tares: Camaj e Koliqi, trupa të

TIRANË- Artisti i njohur, Ardian Paci, është përshirë sot në debatin e hapur nga Auron Tare, i cili në një studim të fundit shkruante se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e shërbimeve sekrete të huaja.

Në një shkrim në mediat sociale, Paci shkruan se është në krah të dy shkrimtarëve dhe kudnër Auron Tares, dhe shton se Camaj e Koliqi nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. “Asht e vërtete se analiza kritike ka nevojë per ftohtësine e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin”, shton ai.

REAGIMI I PLOTË

Ambienti kulturor shqiptar nuk na paraqitet si një sistem i ngurtësuem monumentesh të paluejtshëm që rrinë aty me shekuj. Ai i ngjan ambjenteve tona urbane; pa sistem, pa referenca të mirëpercaktueme, ku i forti i bjen të ligut e ku shpërndamja e vëllimeve nuk orjenton, por krijon konfuzion. Ka në këtë rrëmujë edhe tentativa groteske për monumentalizime butaforike e patetike. Në këtë pikë jam dakort me Peizazhet e Fjales se demonumentalizimi i këtij ambjenti dhe çlirimi nga patetizmat mbetet i nevojshëm, por po aq i nevojshem asht edhe ndërtimi i sistemit të referencave ku vlerat marrin vendin e tyne e nuk nëperkamben.

Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambjentit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambjentit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm. Ata sigurisht nuk janë të pakritikueshëm e një vështrim kritik mbi veprën e mbi jetën e tyne nuk i ban dam askujt.

Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës. Ky moral presupozon që përjashtimi i dhunshëm që regjimi u ka ba këtyne autorëve të zgjojë te seicili që merr persipër qasjen kritike, ndjenjën se po prek një trup të landuem, një trup që ka kalue traumën e dhunës. Mendoj se moralit intelektual shqiptar i mungon sensi i pendesës për atë të keqe që ka përshkue jetën kulturore shqiptare nën diktaturë. Ndjenja e pendesës nuk asht e lidhun me fajin individual, por e ban seicilin përgjegjës që, para se me folë, me ia ndie dhimjen që kanë provue viktimat e brutalitetit komunist shqiptar.

Por në vend të dhimbjes e pendesës, shpesh herë (e këtu dalim përtej rastit në fjalë) ndeshemi me një lloj kulimlleku intelektual, me një zgërdhimje mbrapashpinëse, me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti, që nuk don asesi me i ba llogaritë me padrejtësine e madhe dhe prishjen e drejtpeshimit me të cilën ambjenti kulturor shqiptar doli nga diktatura. Asht e vërtete se analiza kritike ka nevojë per ftohtësine e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin.

Pak ditë më parë portali “Peizazhe të fjalës”, publikoi studimin e fundit të Aurton Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Studiuesi referuar disa dokumentave të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja, pretendon se dy shkrimtarët, kanë pasur rol të dyfishtë dhe kanë bashkëpunuar me agjenturat e huaja. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian paci ernest koliqi martin camaj studimi i auron tares ardian paci ernest koliqi martin camaj studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...