Aktualitet

Mjeku Ilir Allkja: Vetëm maska ju shpëton nga koronavirusi, distancimi social është i panevojshëm

8 Korrik 2020, 15:36 Nga DOSJA
Mjeku Ilir Allkja: Vetëm maska ju shpëton nga koronavirusi, distancimi

TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka bërë një apel që të gjithë qytetarët të përdorin masakt në çdo vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, mjeku shton më tej se ajo që ka më shumë rëndësi është vendosja e maskës, por jo distancimi social, siç është thënë nga strukturat.

Një tjetër këshillë e dhënë nga Allkja është edhe shmangia e vizitave të bëra tek të afërm, pasi kjo gjë rrezikon shëndetin.

Statusi i plotë

Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e parē të shpëtimit të jetëve njerëzore ju kërkoj gjithë bashkëatdhetarëve të mij te #kujdesen #për #vetveten! #Shëndeti dhe #Jeta juaj është në radhë të parë përgjegjësi e juaja, mos prisni qeverinë apo të tjerë të mbrojnë jetët tuaja! Mbani maskë kudo në ambjente publike, madje edhe nëpër ashensorë, mos vizitoni miq e të afërm , pasi mund të dëmtoni shëndetin tuaj dhe të tyren! I rëndësishëm është #distancimi #fizik, distancimi social (siç porositin disa struktura) është i panevojshëm e nuk sjell asnjë dobi!

Ndërkohë ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave. Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi ilir allkja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll