Aktualitet

Kush është Luela Hajdaraga, emri që u propozua nga Cakaj për ambasadore në Athinë, vajza e ish-ministrit socialist është

8 Korrik 2020, 16:07 Nga DOSJA
Kush është Luela Hajdaraga, emri që u propozua nga Cakaj për

TIRANË– Luela Hajdaraga, personi që është propozuar nga Ministri për Punët e Jashtme Bent Cakaj ka lënë mbi tavolinën e Presidentit Ilir Meta, si ambasadore e Shqipërisë në Athinë, nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Hajdaraga është vajza e ish-ministrit socialist, Luan Hajdaraga, i cili e mbajti këtë post gjatë kohës së qeverisjes së Fatos Nanos. Ish-ministri është ndarë nga jeta pak kohë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Luela Hajdaraga ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh. Ajo është edhe pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, adresë në të cilën vijnë shqetësimet e emigrantëve dhe kjo është një nga arsyet që e ka bërë atë si më të favorshmen për postin e ambasadores në Athinë.

Luela hajdaraga ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji. Në vitin 2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.

Për një periudhe 1-vjeçare (1998-1999) Hajdaraga ka shërbyer si ndihmës menaxhere marketingu në Uashington D.C.

Më pas, ka punuar si ndihmës pedagoge në kolegjin Montgomery në Maryland. Hajdaraga ka qenë edhe menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë për preiudhën prej 1 vit e 5 muaj. Ndërsa një ditë më parë, vëllai i saj, Ervin Hajdaraga deklaroi se shumë shpejt do t’i futet politikës.

Ditën e sotme Cakaj shkarkoi ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari. Dhe disa zyrtarë të tjerë pas ankesave të shumta nga emigrantët. Sipas mediave greke Hobdari është përfshirë në çështjen e humbjes së 100 pasaportave diplomatike një vit më parë, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2019.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj luela hajdaraga gent cakaj luela hajdaraga

Sondazh

Poll