Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit

8 Korrik 2020, 17:01 Nga DOSJA
Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet Ana Golloshi, ndihmëse ligjore

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkakruar sot nga detyra Ana Golloshin, kwshilltare ligjore në Gjykatën Administrative. Në një vendim të publikuar në faqen zyrtare, KPA shkruan se është lënë në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte vendosur për shkarkimin e saj.  Vendimi është marrë nga Sokol Çomo, Luan Daci, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj. 

VENDIMI I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi, kundër vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Kush është Ana Gjolleshi?

Gjolleshi është këshilltar ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit. Në seancat e KPK-së, kundër Gjolleshit u zbuluan provat kundër saj, pasi ajo nuk justifikonte dot pasurinë. Sipas KPK subjekti i rivlerësimit ishte në pamundësi për të justifikuar ligjërisht pasurinë e saj dhe të afërmve që bazuar në analizën financiare rezultoi 2.3 herë më e madhe se sa pasuria që ajo mund të dokumentonte.

Komisioni arsyetoi se ndihmësja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit kishte probleme me pasurinë, ndërsa ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional.

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ana gjolleshi kolegji i posaçem i apelimit ana gjolleshi kolegji i posaçem i apelimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...