Aktualitet

Dënohet me 25 vite burg Astrit Sinanaj, tentoi të vrasë dy herë biznesmenin Fuad Verzivolli

8 Korrik 2020, 17:28 Nga DOSJA
Dënohet me 25 vite burg Astrit Sinanaj, tentoi të vrasë dy

ELBASAN– Astrit Sinanaj, kushëriri i Julian Sinanajt që njihet ndryshe si ‘ujku i vetmuar’ është dënuar me 25 vite burg pasi tentoi të vriste me 1 kg tritol C4, biznesmenin e njohur dhe pronarin e “Club Havana” në Elbasan, Fuad Verzivollin.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit, e cila e ka shpallur fajtor Sinanajn për katër akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj, por gjykata vendosi 25 vite. Bashkë me Sinanaj, u dënua me 10 muaj burg edhe shoku i tij Thanas Thoma, pasi u deklarua fajtor për ‘moskallëzim krimi’.

Astrit Sinanaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga më 6 qershor të një viti më parë në qytetin e Vlorës. Ai u arrestua nga policia në rrugën “Janaq Kilica”, për dy ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera në bashkëpunim dhe ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Apelit në Durrës.

Në datën 6 maj të vitit 2017, Astrit Sinanaj i vendosi 1 kg tritol të llojit C4, poshtë makinës së biznesmenit Fuad Verzivolli. Lënda plasëse u konstatus dhe u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere, por Sinanaj nuk u dorëzua.

Më 22 maj, të po të njëjtit vit, ai vendosi një sasi tjetër tritoli në ambjentet e jashtme të biznesit të Verzivollit, “Club Havana” në Elbasan.

Edhe këtë herë atentati dështoi, por Sinanaj, Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri u vunë në pranga. Për çështje verifikimesh, ata u liruan pas 40 ditësh nga Gjykata e Shkalëls së Parë në Elbasan, por Gjykata e Apelit në Durrës e kundërshtoi këtë masë.

Apeli kërkoi kthimin në burg të Sinanajt, por tashmë ishte shumë vonë. 42-vjeçari nuk u gjet në banesë kur efektivët shkuan ta arrestonin. Pas dy vitesh ai u arrit të arrestohej dhe sot ka marrë dënimin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit sinanaj denohet astrit sinanaj astrit sinanaj denohet astrit sinanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...