Aktualitet

Ka dënuar 179 persona për falsifikim dhe po heton vrasjen e Santiago Malkos, kush është prokurori që ka marrë në duar ngj

8 Korrik 2020, 16:10 Nga DOSJA
Ka dënuar 179 persona për falsifikim dhe po heton vrasjen e Santiago

TIRANË– Pas më shumë se 6 ditësh, caktohet më në fund prokurori që do të hetojë historinë horror të Kombinatit, ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë. Mësohet se dosja ka përfunduar në duart e prokurorit Albert Demirneli.

Prokurori Demirneli, ka dënuar me shumë se 179 persona për falsifikim; dhe së fundmi ka pasur në dorëzim edhe vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

Demirneli do të duhet të hetojë ngjarjen tragjike, ku nëna dhe dy vajzat e saj kishin vendosur të vetëflijoheshin për t’u ringjallur. E vetmja dëshmitare e ngjarjes është një prej vajzave, Blerta, e cila është aktualisht nën akuzë për “moskallzim krimi”.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert demirneli anisa josifi blerta josifi tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi albert demirneli anisa josifi blerta josifi tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll