Aktualitet

Ngjarja horror në Kombinat, pastori Muça deklaratë të fortë: Gratë që u vetëflijuan janë përdorur si kavje nga sektet

8 Korrik 2020, 17:24 Nga DOSJA
Ngjarja horror në Kombinat, pastori Muça deklaratë të

TIRANË- Pastori Fitor Muça ka komentuar sot ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan për fenë. Në një intervistë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, pastori Muça ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se gratë që u vetëflijuan janë përdorur si kavje nga sektet satanike. Më tej pastori ka pohuar se i ka njohur gratë, duke shtuar se ato kanë shtatë vite që janë shkëputur nga komuniteti i tyre.

Ato janë larguar nga familja biblike, janë larguar rreth 7 vite më parë. Gjysmë e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra. Ata kanë ardhur diku nga fundit i 2009-2010. Kanë kërkuar të largohen pa më thënë mua. Nuk ka pasur absolutisht ndonjë konflikt apo hatër mbetje. Mua më duket gati eksperimentale, mua më duket përdorimi i tyre si kavje. Për të vërtetuar ndoshta tezat e tyre, ose ndoshta doktrinën e tyre.

Do të jetë prokuroria që do të vendosi. Pra, ka vdekur vajza, nëna ka vazhduar ritualin që i është mësuar, duke e shoqëruar atë me lyerjen e trupit me vajra dhe uthull. Unë besoj që mjekësia ligjore, do të kontrollojë çfarë janë këto vajra, se mbase janë produkte që nuk bëhen dot në shtëpi. Nëse janë produkte të tilla, atëherë del që dikush jua ka dhënë këto produkte”, u shpreh Muça.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja josifi fitor muca horrori ne kombinat familja josifi fitor muca horrori ne kombinat

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...