Sport

“Më vjen keq që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës”,Jurgen Klopp konfirmon largimin e parë nga Liverpool

8 Korrik 2020, 09:05 Nga DOSJA
“Më vjen keq që nuk do të jetë më pjesë e

ANGLI-Liverpool dhe Adam Lallana duhet të ndërpresin bashkëpunimin e tyre që zgjati pothuajse 6 vjet. 32-vjeçari po aktivizohet me pikatore dhe në fund të edicionit lojtari do të largohet për të vijuar karrierën në një skuadër tjetër. Mesfushori kohët e fundit ka vuajtur nga dëmtimet e shpeshta dhe trajneri Jurgen Klopp nuk dëshiron që të rikthehet sërisht në infermieri.

Tekniku gjerman ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës,por në të njëjtën kohë nuk kurseu elozhet ndaj anglezit. “Është e qartë që Lallana do të largohet nga klubi”, tha Klopp.

“Ai është një lojtar shumë i zgjuar, më vjen keq që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, ai është një nga futbollistët më me ndikim në stërvitje,një profesionist i jashtëzakonshëm. Po stërvitet mjaft mirë, por nuk dua ta rrezikoj, përfundon gjermani.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp lallana liverpool klopp lallana liverpool

Sondazh

Poll