Bota

Provat e reja nga OBSH: Kondicioneri nuk ndikon në përhapjen e Covid-19

8 Korrik 2020, 14:14 Nga DOSJA
Provat e reja nga OBSH: Kondicioneri nuk ndikon në përhapjen e

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë sëfundmi ka publikuar prova të reja mbi përhapjen e Covid-19  përmes ajrit.

Përhapja e virusit përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose në një ambient të pa ajrosur, ka bërë me dije Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve pranë OBSH-së. Nëse provat konfirmohen, ato mund të ndikojnë për udhëzimet për hapësirat e brendshme.

Përmes një letre të bërë publike që është shkruar nga më shumë se 200 shkencëtarë që akuzonte ditë më parë OBSH për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.

“Kemi kërkuar që OBSH-ja t’i pranojë provat. Ky nuk është sulm kundër OBSH-së. Është një debat shkencor, por ndjemë se ishte e nevojshme të dilnim publikisht, sepse ata nuk pranuan t’i dëgjojnë provat edhe pas shumë bisedave me ta.”- është shprehur Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados që nënshkroi letrën.

Kjo letër e firmosur nga ekspertët mund të ndihmojë të kuptohet më mirë rëndësia e ajrosjes së ambienteve të mbyllura, ku dhe rreziku i infektimit është më i madh.

Tashmë ndryshe nga sa thuhej më herët, njëri prej shkëncëtarëve që kanë firmosur atë letër, shkencëtari Italian Giorgio Buonanno, këmbënguli se ajri nuk ndikon në transmetimin e infeksionit Covid-19 përmes ajrit.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,965,162 persona. Ndërkohë 546,987 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,913,113 qytetarë.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giorgio buonanno koronavirusi ne bote giorgio buonanno koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll