Bota

Tragjike në Brazil/ Nëna vret djalin 11-vjeçar, e mbështjell me çarçaf dhe fsheh kufomën në garazh: Luante deri vonë me

8 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
Tragjike në Brazil/ Nëna vret djalin 11-vjeçar, e

BRAZIL– Sa herë dëgjohen raste të ndryshme nëpër botë, kur  një nënë vret fëmijët e saj, janë lajme që nuk  arrihen të besohen dot nga njerëz që edhe vet janë prindër. Së fundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil që ka tronditur opinionin publik në Brazil por edhe më gjerë.

Dailymail ka shkruar se një nënë që dukej tek komshinjtë e saj dhe të afërmit si një prind i shkëlqyer, ka mbytur djalin e saj 11-vjeçar pasi e kishte lodhur jashtëzakonisht shumë me përdorimin e telefonit deri në orët e vona të natës.

Policia në Brazil tashmë ka arrestuar Alexandra Dougokenski për vrasjen e Rafaelit të enjten e 2 korrikut, pasi ajo rrëfeu krimin tronditës.

Kjo ngjarje e rëndë vjen disa javë pasi Rafaei bëri një poezi, ku fliste sa shumë e donte nënën e tij.  Në poezi, Rafaeli falënderonte nënën për kujdesin që tregonte ndaj tij dhe të vëllait dhe se buzëqeshja e saj është gjithçka për të.

33-vjeçarja, një nënë e divorcuar në fillim nuk i tregoi askujt. Kur e pyesnin për djalin, ajo i thoshte se ka ikur nga shtëpia pas një debati.

Më pas hetuesit nisën një kërkim të gjerë, me ndihmën e qenve të posatshëm, familjes dhe miqve të shqetësuar, në pyllin afër shtëpisë në Rio Grande do Sul.

Kur policia nuk arriti të gjente djalin, ajo rrëfeu që e kishte mbytur atë nga tërbimi e sipër. 33-vjeçarja u shpreh se nuk mund të jetonte dot me këtë gënjeshtër dhe duhet të hiqtë këtë barrë nga ndërgjegjia e saj.

10 ditë pas zhdukjes së saj, policia zbuloi se ku i kishte fshehur eshtrat e djalit. Trupi i pajetë i djalit  u gjet në një kuti të madhe kartoni në garazhin e shtëpisë së një fqinji vetëm 6  metra nga prona e familjes. Ajo e kishte mbështjellë kufomën e djalit me një çarçaf dhe një qese plastike të vendosur mbi kokë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexandra dougokenski brazil nena vret te birin ne brazil alexandra dougokenski brazil nena vret te birin ne brazil

Sondazh

Poll